“E mbylla dhe derën që rrinte e hapur për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë”

0
589

Nga Dritëro Agolli

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.
Ku vete s’e di , veç s’dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.