Xhaka, me synime të mëdha në Evropian

0
35
Switzerland's midfielder Granit Xhaka, in action during the UEFA Nations League group 4 soccer match between Ukraine and Switzerland at the Lviv Arena stadium in Lviv, Ukraine, Thursday, September 3, 2020. (KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)

Mesfushori shqiptar është me ambicie të mëdha në prag të Kampionatit Evropian

Granit Xhaka si kapiten do ta udhëheqë Zvicrën në Kampionatin Evropian.

Por, fillimisht Nati do të luajë dy miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Lihtenshtajnin, përcjell albinfo.ch.

Gjatë një interviste për “Blick”, Xhaka tha se do t’i bëjë gati valixhet për 1 muaj të tërë, duke synuar kështu finalen e Kampionatit Evropian. Më 18 tetor 2009, Xhaka për “Blick” para Kampionatit Evropian U17 kishte deklaruar: “Unë do të paketoj valixhet për një muaj. Unë dua të jem kampion bote! Ne kemi luajtur së bashku në këtë formacion për vite me radhë. Nga pikëpamja kolektive, ne sigurisht që jemi më të fortët”.

Një muaj më vonë, U17 u shpallën kampion të botës dhe kësisoj arritën qëllimin që Xhaka kishte vendosur.

Dhe tani, dymbëdhjetë vjet më vonë, Xhaka sërish foli për “Blick”: “Unë hyj në çdo lojë dhe çdo turne me këtë qëndrim. Nëse nuk vendosni qëllime të larta, nuk mund të arrini asgjë. Ne kemi potencial për të bërë histori dhe e kemi treguar atë shumë herë. Dhe patjetër që do të paketoj gjëra të mjaftueshme që do të zgjasin deri në finale”.

Zvicra është në grup me Uellsin, Italinë dhe Turqinë. Me uellsianët do të përballen më 12 qershor.