Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit arrestohet nën dyshimin për pastrim parash

0
439

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Drenasit, Bedri Nika, është arrestuar sot nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, në dyshimin për pastrim parash.

Kjo u bë e ditur nga burimet e klankosova.tv brenda Policisë së Kosovës.

Po ashtu me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Të arrestuarit dyshohen se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike në vlerë prej 5 mijë e 900 euro.

Dy të arrestuarit A.N dhe E.N në hetuesi kanë bërë të ditur se paratë i kanë marrë nga Bedri Nikaj, i cili gjithashtu është intervistuar.