Macron: Pranoj përgjegjësinë e Francës në gjenocidin ruandez

0
80

Vij këtu për të njohur përgjegjësinë tonë për gjenicidin e vitit 1994 në Ruandë, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë fjalës në Memorialin e Gjenocidit në Kigali.

Vizita e Macron në Kigali synon pajtimin e Francës me Ruandën, pas më shumë se 25 vitesh tensione në lidhje me rolin e luajtur nga Parisi në këtë tragjedi.

Në Memorialin e Kigalit, janë varrosur eshtrat e 250 000 nga afërsisht 800 000 viktimat e gjenocidit, kryesisht Tutsi.

Më parë, Macron vizitoi Muzeun e Kujtesës, me shenja, video dhe dëshmi, por edhe vitrina me kafka, kocka dhe rroba të copëtuara, dhe vendosi një kurorë me lule.

”Franca nuk u bë bashkëpunëtore, por ka bërë që për shumë kohë heshtja të mbizotëronte në shqyrtimin e së vërtetës”, theksoi Macron gjatë fjalimit të tij prej rreth 20 minutash në Memorialin e Kigalit./atsh