Sonte “Në Kërkim” sjell rrëfime për masakrat, dhunimet, të pagjeturit në komunën e Mitrovicës

0
91

Krimet që kanë ndodhur në Komunën e Mitrovicës sonte vijnë në një dokumentarë, që transmetohet në Klan Kosova në orën 22:00.

Rrëfime të padëgjuara ndonjëherë të masakrave, dhunimeve, dëbimeve nga shtëpitë e tyre dhe kërkesat e familjarëve për të zhdukurit në gjithë komunën e Mitrovicës i ndiqni sonte në rrëfimin e rradhës së serive të dokumentarit “Në Kërkim”.

Seria realizohet nga Oxygen Productions dhe transmetohet në Klan Kosova dhe në Art Doku, çdo të dytën të martë në orën 22:00. /oxygenpress.info