Merkel: Kjo pandemi nuk do të jetë e fundit

0
636

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se se komuniteti shkencor duhej të ishte më i përgatitur, ndërsa paralajmëroi për pandemi të ardhshme në asamblenë vjetore të OBSH-së.

“Kjo pandemi ende nuk është kapërcyer dhe nuk do të jetë e fundit”, deklaroi Merkel në një videomesazh në takimin virtual të 194 vendeve anëtare të OBSH-së.

Merkel bëri thirrje për një traktat ndërkombëtar pandemie, që mundëson bashkëpunim më të lehtë midis vendeve, si edhe një sistem paralajmërimi më të shpejtë, në mënyrë që të ndalet pandemia e ardhshme globale në gjurmët e saj.

“Pas pandemia është para pandemisë”, shtoi kancelarja, duke përsëritur një citat të famshëm për shikimin përpara nga menaxheri i futbollit i Gjermanisë Perëndimore Sepp Herberger (“Pas ndeshjes është para ndeshjes”).

“Ne duhet të jemi sa më të përgatitur që të jetë e mundur për një tjetër pandemi. Kjo është përgjigjja që shpresoj të marr nga kjo Asamble Botërore e Shëndetit”./ATSH