Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 66-vjeçari nga Kosova

0
644

Një 66-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Kukës. Policia e këtij qyteti bën me dije se në pranga ka rënë T.P., i cili do të ekstradohet drejt Çekisë.

Mësohet se i dyshuari ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Arrestimi i tij është bërë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, ku Interpol Tirana kishte dërguar një kërkesë për arrestimin e tij nëse do të tentonte të kalonte kufirin.

T.P. pas verifikimit dhe përpunimit të të dhënave në sistem ka rezultuar se është në kërkim dhe është prangosur në vend.

Ai rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Plzen Çeki me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg./tvklan