Blinken: Ende asnjë shenjë konkrete nga Irani për marrëveshjen bërthamore

0
18

SHBA-ja theksoi se nuk kishte parë ende shenja konkrete nga ana e Teheranit për të bërë atë që është e nevojshme për të përmbushur marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore të Iranit dhe për të mundësuar kështu heqjen e disa sanksioneve amerikane.

“Pyetja për të cilën nuk kemi ende një përgjigje është nëse Irani, në fund të ditës, është i gatshëm të bëjë atë që është e nevojshme për të rënë dakord me marrëveshjen”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken për CNN.

I arritur në 2015 në Vjenë, ky plan i përbashkët global i veprimit JCPOA është i “vdekur” që kur SHBA-ja u tërhoq në vitin 2018 nën presidencën e republikanit, Donald Trump.

Por, administrata e re e demokratit Joe Biden synon ta rikthejë atë në rrugën e duhur dhe sapo ka mbajtur disa seanca negociatash indirekte me Iranin, me ndihmën e shteteve të tjera palë në marrëveshje (Gjermania, Franca, BM, Kina dhe Rusia)./ATSH