OKB përshëndet armëpushimin në Gaza dhe bën thirrje për zbatimin e tij

0
21

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka mirëpritur armëpushimin e arritur në Gaza mes Izraelit dhe Hamas-it dhe u ka bërë thirrje palëve që të zbatojnë armëpushimin.

Guterres foli për gazetarët në qendrën e përgjithshme të OKB-së pasi Izraeli dhe Hamas-i arritën armëpushimin.

“Unë jam i kënaqur nga armëpushimi mes Gazës dhe Izraelit pas konflikteve që rezultuan me viktima për 11 ditë. Palëve u bëj thirrje që të zbatojnë armëpushimin”, theksoi Guterres.

Duke përmendur përpjekjet e Egjiptit dhe Katarit për sigurimin e armëpushimit, Guterres kërkoi edhe nga komuniteti ndërkombëtar që të punojnë me OKB-në për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e popullit dhe institucioneve palestineze.

“Liderët izraelitë dhe palestinezë përtej rivendosjes së qetësisë kanë një përgjegjësi për rifillimin e një dialogu serioz”, shtoi Guterres.

Ai u bëri thirrje Izraelit dhe palestinezëve që për zgjidhjen me dy shtete të rikthehen në negociata kuptimplota me aktorët ndërkombëtarë dhe rajonal, përfshirë edhe kuartetin e Lindjes së Mesme të përbërë nga OKB-ja, SHBA-ja, Bashkimi Europian (BE) dhe Rusia./ /ec/