Ndahet nga Antarktida ajsbergu më i madh në botë

0
561

Ajsbergu më i madh në botë është ndarë nga Antarktida gjatë ditëve të fundit, një copë gjigante akulli afër 80 herë më e madhe se Manhatani.

Ai u nda në anën perëndimore të Shelfit të Akullit Ronne në Detin Weddell të Antarktidës, tha të mërkurën Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA),raporton CNN, përcjell Klan Kosova.

Ajsbergu është formuar si një dërrasë gjigante, me përmasa rreth 170 kilometra në gjatësi dhe 25 kilometra në gjerësi. Kjo pjesë e ndarë e akullit ishte pak më i madh se ishulli spanjoll i Majorcës.

Shkëputje të tilla i ndryshojë shtresat e akullit që janë në tokë dhe i ngritin nivelet globale të detit kur ato shkëputën në oqean dhe shkrihen. Nëse e gjithë shtresa e akullit e Antarktidës do të shkrihej, ajo mund të rrisë nivelet e detit me gati 57 metra.

Por shkencëtarët e konsiderojnë këtë dukuri, si proces normal të natyrës dhe nuk e konsiderojnë si shkaktar ngrohjen globale.