Nga fundjava mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë

0
15
Pas motit me shi e bubullima ditën e enjte, ditëve në vijim pritet të kemi përmirësim të motit, në fundjavë shumë të ngrohtë e kryesisht me diell me temperatura në rritje. Shumë ngrohtë dhe mot i qëndrueshëm mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme. Orëve të hershme të hënën, kalimi i një fronti të ftohtë nga rajoni sjell shtim të vransirave, por pa mundësi për të reshura. Të martën e mërkurën kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.
Cilësia e ajrit mbetet edhe gjatë ditëve të ardhshme në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo nga e diela mund të priten depërtime të pluhurit saharian mbi rajon, që mund të rrisë koncentrimin e pluhurit, e në këto kushte indeksi mund të kaloj në vlera mesatare.
Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta ditëve të fundjavës, e në këto raste preferohet të reduktohet qëndrimi në rrezet e diellit orëve të mesditës.
22.05 – Pas mëngjesit të freskët, ditën më ngrohtë, kryesisht me diell. Herë herë me vransira kalimtare, por pa të reshura shiu.
23.05 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell.
24.05 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës mbetet shumë ngrohtë, me më shumë diell.
25.05 – Shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
24.05 – Mbetet shumë ngrohtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit gradualisht shënojnë rritje, me minimale nga 6C deri në 15C ditën e martë, e maksimalet të dielen rriten deri në 27C, e ditën e martë në 29C e 30C.
Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-12m/s, e ditën e hënë shkurtimisht do të fryjë edhe nga krahu verior.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta ditëve në vijim.