Përdoren dhune në familje, mbanin armë ilegale në shtëpi

0
55

Me datë 03 maj 2021, dy qytetarë nga Mamusha kishin përdorur dhunë ndaj familjarëve të tyre, përkatësisht bashkëshortes dhe djalit të tij. Policët i intervistuan në cilësinë e të dyshimtëve dhe vepruan me hetime në lidhje më këtë rast.

Hetuesit e stacionit policor në Mamushë, duke e hetuar këtë rast, arritën të marrin informacione se i dyshimti që kishte përdorur dhunë në familje ishte në posedim ilegal të armëve.

Me datë 17 maj 2021, pasi hetuesit morën autorizimin nga prokurori i shtetit, ndaluan dy persona të dyshimtë me iniciale S.B i lindur në vitin 1943 dhe E.B i lindur në vitin 1997.

Gjatë intervistës të dyshimtit pranuan së janë në posedim të armëve ilegale, përkatësisht 5 armë pistoleta të tipit Ecol Special, Bereta dhe Woltra Combat. Me këtë rast u sekuestruan 5 revole te ndryshme, 317 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe 2 fishek kalibër i panjohur.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshimtit u ndaluan në afat prej 48 orë. Rasti është duke u hetuar.