Krasniqi emëron ud. drejtorët në Spitalin e Gjilanit dhe të Vushtrrisë

0
64

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka emëruar ushtruesit e detyrës së drejtorëve në dy spitalet rajonale, në Gjilan dhe Vushtrri.

Valbon Krasniqi ka emëruar sot ushtruesit e detyrës në pozitat e drejtorëve të përgjithshëm në dy spitale rajonale, atë të Gjilanit dhe Vushtrrisë, shkruan Gazeta Shneta.

Në Spitalin e Gjilanit është emëruar anesteziologu Dr. Arsim Emini. Ai vjen në këtë pozitë pas Nisret Hajrullahut, mandati i të cilit ka skaduar para disa javësh.

Ndërsa në Spitalin e Vushtrrisë është emëruar ushtrues detyre pulmologia Dr. Shefkije Shatri.

Shatri ka ardhur në këtë pozitë me vendim të Krasniqit, pas vdekjes së Dr. Hajrullah Saraqit, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.