Detoks dixhital: Si ta bëni për disa ditë!

0
72

Koha juaj në telefon ka arritur përsëri kulmin. Ti do që të mos e hapësh më për të parë se ç’bëhet në Instagram apo TiKTok çdo dy sekonda, por është e pamundur. Atëherë, ndoshta ka ardhur koha të merrni pak pushim nga telefoni juaj. Sfida është të kaloni fillimisht 7 ditë pa “u fiksuar” dhe në një nivel pasues më të vështirë, të kaloni edhe 30 ditë.

“Pajisjet dixhitale mund të jenë një shpërqendrim gjatë kohës kur ju doni të përqendroheni te vetja juaj”, thotë ekspertja e shëndetit mendor Lawrence Lovell. “Një detoks dixhital është i dobishëm për kujdesin ndaj vetvetes dhe shërimin.”

Kjo mund të nënkuptojë që të lini telefonin tuaj në dhomën tjetër ndërsa jeni duke punuar, të qëndroni disa javë larg rrjeteve sociale, ose ta përdorni kompjuterin tuaj vetëm për punë.

Ç’duhet të dini

Nuk ekziston një recetë që i përshtatet të gjithëve për detoks nga telefoni ose rrjetet sociale. Në vend që ta hidhni telefonin në një liqen (dhe pse dyshojmë se do mund ta bënit këtë), mendoni se çfarë lloj detoksifikimi dixhital i përshtatet jetës dhe nevojave tuaja tani. Lovell thotë se nuk keni nevojë të fikni plotësisht gjithçka për të përfituar nga shkëputja. Në vend të kësaj, ajo këshillon të pyesni veten për kufijtë dhe nevojat tuaja të brendshme.

“Unë rekomandoj që t’i shtoni kohë detoksit tuaj një rritje 15 minutëshe”, sugjeron Lovell. “Nëse fillimi i ankthit vazhdon me kalimin e kohës, kjo mund të jetë një shenjë e qartë se jeni përpjekur të detoksifikoheni shumë shpejt. Bëni gjithçka gradualisht dhe mos e dënoni veten.”

Si të detoksifikoheni dixhitalisht për 24 orë dhe/ose 7 ditë

Një sfidë dixhitale 24-orëshe e detoksit nuk është domosdoshmërisht e lehtë, por është shumë më e thjeshtë për t’u bërë sesa një sfidë më e gjatë. Ju mund të zgjidhni 24 orë gjatë një fundjave për shembull, kur e dini se shefi s’do t’ju telefonojë papritmas. Megjithatë, nëse jeni të prirur të jeni në telefon gjatë gjithë kohës, vendosja e një kufiri 24-orësh mund të jetë pakëz e tepërt për herën e parë.

“Jepuni vëmendje familjes, miqve dhe kolegëve, por në jetën e vërtetë dhe jo vetëm online. Nëse keni mundësi të flisni me dikë ‘në jetën e vërtetë’, bëjeni.”

Një ide tjetër detoksi është të bëni një ndarje me ditë, për shembull: Një ditë pa rrjete sociale, një ditë pa dërguar mesazhe, një ditë pa parë serialin tim të preferuar në Netflix – dhe këtë cikël ta përsërisni vazhdimisht gjatë një jave.

Thënë shkurt, zgjidhni çfarë funksionon më mirë për ju. Thjesht sigurohuni që po i merrni më të mirën teknologjisë dhe se nuk është teknologjia ajo që po ju merr juve “më të mirën”.

Burimi: Bustle