Biden mbështet një armëpushim izraelito-palestinez

0
16

Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu mbështetjen e tij për një armëpushim në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, tha Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti ka shprehur mbështetjen e tij për një armëpushim dhe diskutoi angazhimin e SHBA me Egjiptin dhe partnerë të tjerë për këtë qëllim”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Biden gjithashtu “nxiti Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm”, ndërsa “përsëriti mbështetjen e tij të vendosur për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten kundër sulmeve pa dallim të raketave”, thuhet në komunikatë.

”Mjaft më me dhunë dhe tensione si nga ana e palestinezëve ashtu dhe nga ajo izraelite”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një seri thirrjesh telefonike të bëra një ditë më parë me ministrat e Jashtëm të Francës, Egjiptit, Katarit, Arabisë Saudite dhe Pakistanit.

Blinken theksoi nevojën për një angazhim të përbashkët për të arritur në një armëpushim dhe për të gjetur zgjidhje në shkallë të largët duke rifilluar dialogun.

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës të bllokuar ka shkuar në 197, përfshirë 34 gra dhe 58 fëmijë./ATSH