Qytetari në Prizren gjen dhe e dorëzon në polici një portofol me para dhe dokumente

0
41

Me datë 15 maj 2021, një veprim i mirë i një qytetari në Prizren, tregoi një kulturë te një qytetari të mirë, pasi në oborrin e një qendre tregtare, e gjeti një portofol me dokumente dhe para të konsiderueshme. Të njëjtat i dorëzoi menjëherë në polici.

Policia pasi kontrolloi dhe verifikoi dokumentet dhe parat, i regjistroi me vërtetim këtë veprim dhe falënderoi qytetarin për kulturën e tij të treguar.

Pas pak, në stacionin policor në Prizren, u paraqit edhe viktima e këtij rasti i cili kishte humbur këtë portofol, dhe në momentin që e paraqiti rastin, i njëjti u informua nga policia se dokumentet dhe parat janë dorëzuar në polici nga një qytetarë i cili i kishte gjetur dhe dorëzuar.

Qytetari u mahnit me këtë gjest dhe pasi pranoi portofolin e humbur, portofoli u kontrollua në prezencë të policisë për dokumentet dhe parat që i kishte pasur,  u largua nga stacioni i policisë duke qenë i lumtur dhe i entuziazmuar.

Policia mbajti një shënim zyrtar në lidhje me këtë veprim.