A do të largohet taksa në Rrugën e Kombit, flet ministri Blendi Klosi

0
89

Ministër i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, ka thënë se Shqipëria është bërë gati për sezonin e ri turistik.

I pyetur rreth asaj se a do të largohet taksa e vendosur në Rrugën e Kombit, Klosi ka thënë se në këtë rrugë duhet të bëhen sa më shumë investime.

“Është shumë i madh investimi që kemi bërë në rrugën e kombit, plotësimi infrastrukturor në atë zonë konsideroj që është evident i nevojshëm edhe në javët e fundit kur pati vërshim të qytetarëve të Prishtinës, Prizrenit dhe Gjakovës drejtë Shqipërisë”.

“U kuptua që ka një nevojë shumë të madhe për të bërë investime. Mendoj që kjo është shumë e rëndësishme, të vazhdojnë investimet që të kemi infrastrukturë sa më letësuese për të gjithë pushuesit”, ka thënë Klosi për klankosova.tv.