Vaksinimi i farmacistëve filloi sot nga më të moshuarit, kështu do të ftohen për vaksinim

0
42

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësië sot ka filluar vaksinimi i farmacistëve.

OFK thotë se vaksinimi do të fillojë me më të moshuarit, dhe të gjithë anëtarët do të ftohen për vaksinim përmes SMS-ve nga OFK për kohën dhe vendimin e vaksinimit, transmeton Gazeta Shneta.

“Pas takimeve të Këshillit Drejtues dhe Kryetarit të OFK-së me Ministrin e Shëndetësisë gjatë javës së kaluar, sot Ministria e Shëndetësisë ka filluar vaksnimin e farmacistëve.

Vaksinimi sipas kritereve te MSH do të fillojë nga anëtarët me moshën me të vjetër të cilët do të informohen me sms nga OFK për kohën dhe vendin e paraqitjes për vaksnimin.

OFK shpreh falenderimin dhe mirënjohjen ndaj Ministrit të Shëndetësisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MSH për konstruktivitetin e treguar ne adresimin e kërkesave të OFK-së”, thuhet në njoftim.