Dy vëllezërit kosovarë, kampionë ballkanikë të boksit në Zagreb

0
160

Vëllezërit boksierë nga Kosova Shpejtim dhe Bashkim Bajoku, u bënë kampionë ballkanikë në Zagreb.

Më 9 maj të këtij viti, Bashkimi mori medalje të artë në kategorinë 52 kg dhe Shpëtimi në kategorinë 64 kg, njofton Klan Kosova.

Dy vëllezërit, njëri 20 e tjetri 19 vjeç kanë thënë se suksesin e kanë falë punës së tyre të madhe.

“Shpejtimi dhe frika janë shumë larg. Kur e di që jam i përgatitur, e di që do të fitoj”, rrëfen Shpejtimi për momentet para se të hyjë në ring.

Ndërkaq, Bashkimi thotë se për të përvetësuar teknikat e këtij sporti duhet një punë e madhe.

“Nëse nuk je i përgatitur nuk mund të kesh as të goditur. Je i lodhur dhe nuk mund ta bësh boksin si duhet”.