28-vjeçari shqiptar nuk ndalet, shënon golin e 11-të në kampionat

0
47

Pajtim Kasami është duke kaluar një formë mjaft të mirë në kampionatin e Zvicrës, me fanellën e Bazelit.

28-vjeçari shqiptar, realizoi edhe mbrëmjen e sotme, në përballjen ndaj Luganos, ku skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 2-0.

Ky ishte goli i 11-të në kampionat për shqiptarin, i cili gjithashtu ka dhënë dhe 3 asiste për shokët e skuadrës. Kasami u transferua në merkaton e verës nga skuadra e Sionit, te prestigjiozët e Bazelit, duk u shndërruar në një lider.

Flitet se Pajtim Kasami mund të jetë “blerja” e bujshme e Kombëtares shqiptare./diasporashqiptare