Vazhdojnë shkëlqimin në Turqi, dy shqiptarët zgjidhen mes më të mirëve

0
60

Gentian Selmani dhe Eduart Rroca vazhdojnë të shkëlqejnë në Ligën e Parë turke.

Portieri i Kombëtares, si zakonisht ishte titullar me skuadrën e Bolusporit dhe ia doli ta mbajë të paprekur rrjetën, në fitoren 3-0 të skuadrës së tij. Selmani ishte ndër më të mirët në fushë, teksa i mohoi golin në disa raste Eskisehirsporit. Statistikat konfirmojnë formën e mirë të shqiptarit, i cili në Turqi renditet e dyti, për sa i përket pritjeve, duke regjistruar mesatarisht 3.6 pritje për ndeshje.

Selmani është zgjedhur në formacionin e viti në Ligën e Parë turke, me notën 7.11, së bashku me Rrocën, i cili është vlerësuar me një notë akoma më të madhe me 7.34, me paraqitjen e treguar me Istanbulsporin në fundjavë./diasporashqiptare