Nga shtatori për nxënësit do të ketë tekste të reja shkollore

0
94

Tekstet e reja mësimore për nxënësit e klasave 3, 8 dhe 12, pritet të jenë gati për vitin e ri shkollor.

Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore tani është në proces të vlerësimit të materialeve që këto tre nivele, do t’i shfrytëzojnë nga shtatori.

E në libra më nuk do të ketë pasaktësi shkencore, stereotipe gjinore e diskriminim, njofton Klan Kosova.

Kështu të paktën u zotua e para e arsimit në vend Arbërie Nagavci, të martën, derisa ishte e ftuar në një debat të organizuar nga Lëvizja Fol.

Në agjendën legjislative për këtë vit Nagavci tha se është edhe ligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Derisa bordi i kësaj të fundit shumë shpejtë do të ketë anëtarë të rinj.

Pos prioriteteve që do t’i kenë në arsim gjatë qeverisjes katërvjeçare, e që përfshihen në programin qeverisës të cilin e Klan Kosova e kishte publikuar para se ai të shpaloset në kuvend, ministrja foli edhe për sfidat me të cilat po përballet ky dikaster qeveritar.

Përveç pandemisë ajo tha se të vështirë e patën sigurimin e grantit specifik për arsim më shumë se 201 milionë eurosh, përmes të cilit do të arrijnë të ruajnë vendet e punës që rrezikonin të shuhen për një mijë e 280 mësimdhënës si shkak i natalitetit të ulët