Në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutohet për raportet e Kosovës dhe Serbisë

0
32

Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka thënë se Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, të hënën do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky rajon, në fqinjësinë tonë të afërt, ka një përparësi të lartë në agjendën e BE-së: Ne duam t’i shoqërojmë këto vende drejt një anëtarësimi të ardhshëm në BE”.

“Sidoqoftë, Ballkani Perëndimor aktualisht po përballet me disa vështirësi serioze, të tilla si trajtimi i pandemisë COVID-19, marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, mungesa e progresit në negociatat e pranimit të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe problemet aktuale në Mal të Zi.Ne do t’i diskutojmë të gjitha këto çështje nesër”, ka shkruar Borrell, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se do të diskutojnë edhe për situatën në Bosnje Hercegovinë.