Ministrja e Jashtme e Suedisë: Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë prioritet dialogun

0
40

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, thotë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para për të dyja palët.

Linde këto deklarime i bëri teksa është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Mirosllav Lajçak, njofton Kl;an Kosova.

Ministrja e Jashtme suedeze thotë se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet ta bëjnë dialogun prioritet.

“Një diskutim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak, për dialogun Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga BE-ja. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para. Dy shtetet duhet ta bëjnë prioritet dialogun”, ka shkruar Linde në Twitter.