Tash e 50 ditë aktiv, vullkani në Islandë po tërheq turistë nga e gjithë bota

0
55

Një shpërthim vullkanik që ka qenë duke u zhvilluar në Islandë për më shumë se 50 ditë po ofron një spektakël të ri mbresëlënës.

Periudhat e qetësisë të ndjekura nga gejzera gjigante të lavës, qindra metra të larta, mund të shihen nga kryeqyteti Reykjavik rreth 40 kilometra larg, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova

Po ashtu është vendosur rrethimi i sigurisë për të ndaluar vëzhguesit kuriozë të goditen nga fragmente të nxehta shkëmbi.

Shpërthimi, që së shpejti do të quhet zyrtarisht “Fagradalshraun”, po tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

“Në të vërtetë, është shumë e vështirë të përshkruhet sepse në fotografi ose në filma, nuk mund të ndjesh vërtet ngrohtësinë e vullkanit. Është e mahnitshme sa e ngrohtë është edhe nëse është kaq shumë metra larg nga këtu. Tingujt, janë një përvojë absolutisht intensive”, tha turisti gjerman, Benjamin Berglez.

Një spektatore tjetër, Henrike Wappler, foli për “fuqinë e tokës”.

“Ndihem e vogël aq afër kësaj fuqie, por nuk kam frikë”, shtoi ajo.

Në mbrëmje mund të shihen drita të ndritshme portokalli nga dhjetra kilometra larg.

Shpërthimi, i cili filloi në 19 Mars, është i jashtëzakonshëm në shumë mënyra: kanë kaluar më shumë se tetë shekuj që kur lava ka rrjedhur në gadishullin Reykjanes dhe gati 6,000 vjet që kur ka pasur një shpërthim.