Aksion te qeveria, arrestohen disa aktivistë të PSD-së

0
26

Disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përlapsje që kanë pasur me ta.

Policia ka përdorur edhe sprej lotsjellës ndaj aktivistëve të PSD të cilët në ndërtesën e qeverisë kanë shkruar “Gjakderdhje financiare” dhe të njëjtën e kanë goditur me ngjyrë të kuqe.

Në këtë aksion i pranishëm ishte edhe kryetari i PSD-së, Darda Molliqaj.

Në mesin e të arrestuarve janë Zgjim Hyseni, Nol Nushi e Frashër Krasniqi./KP