Transporti publik në Shqipëri me platformë online: Si do të funksionojë

0
85

Në një njoftim të fundit në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama u shpreh se e ardhmja e afërt e transportit rrugor ndërqytetas do të jetë e-transport, duke prezantuar për herë të parë një platformë që do të aplikohet falas për 520 linja, 242 operatorë dhe 2,282 mjete.

“Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit,” shkroi Rama.

Në videon prezantuese, platforma shërben për agjencitë, robotët biletashtës, linjat, oraret, stacionet dhe tarifat. Kjo platformë do të përmbajë një modul biletimi elektronik përmes aplikacionit dhe faqes zyrtare, të aksesueshëm në autobus/terminal dhe në agjenci.

Platforma e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe portalit qeveritar e-Albania, do të mund të përdoret edhe nga turistët e huaj.

Data e publikimit të platformës nuk dihet ende.