AGK: Edhe sivjet është rritur numri i rasteve ku gazetarët pengohen në punë

0
64

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur konferencë për medie para Kuvendit të Kosovës.

Nga AGK kanë thënë se edhe sivjet është rritur numri i rasteve ku gazetarët pengohen në punë, njofton Klan Kosova.

“Kjo datë edhe kësaj here kolegët tanë i gjen në betejë me COVID-19 duke rikonfirmuar rolin shumë të rëndësishëm të gazetarisë”.

“AGK ua rikujton institucioneve detyrimin në respektimin e fjalës së lirë dhe krijimin e një sistemi të sigurt demokratik për të ushtuar profesionin e gazetarit”.

“Nga viti në vit shtohen atakimet e formave të ndryshme në drejtim të gazetarëve. Censura dhe varshmëria financiare e medieve vazhdojnë të pengojnë në të bërit gazetari objektive”.