Kurti flet me Engel, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

0
110

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Kurti thotë se Engel për dekada ka qenë zëri ynë në Kongres dhe se ende kujdeset thellësisht për paravërsinë dhe të ardhmen tonë, njofton Klan Kosova.

Tutje Kurti tregoi se e falënderoi Engel për mbështetjen dhe e se ka ftuar të festojë pavarësinë tonë dhe 75 vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovës.

@RepEliotEngel është një mik i vjetër i Kosovës. Ai ka qenë zëri ynë në # Kongres për dekada dhe sot ai ende kujdeset thellësisht për pavarësinë dhe të ardhmen tonë. Unë e falënderova atë për mbështetjen e tij dhe e ftova atë për të festuar pavarësinë tonë dhe 75 vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovë” është shprehur Kurti.