Haradinaj pas dorëheqjes së Grabovcit: Po përballet me disa sfida personale

0
452

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pas dorëheqjes së Arbër Grabovcit nga kreu i degës së kësaj partie në qytetin e Pejës qëndrojnë disa sfida personale më të cilat është duke u përballur ai së fundi.

“Pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili këto ditë po përballet me disa sfida të natyrës personale, kam pranuar dorëheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës”, është shprehur Haradinaj, transmeton KlanKosova.tv.

“Deri në Kuvendin e degës, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë njëri nga nënkryetarët, sipas statutit të Aleancës”.
“Falënderoj përzemërsisht z. Arbër Grabovcin, për angazhimin e tij jetësor në Aleancë dhe e çmoj lartë gatishmërinë e tij për të vazhduar më tej detyrën si asambleist i AAK-së në Kuvendin Komunal”.