Arbër Grabovci jep dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Degës së AAK-së në Pejë dhe kandidatura për kryetar komune

0
205

Arbër Grabovci nuk do të jetë kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës nga AAK.

Ai ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës së kësaj partie, transmeton KlanKosova.tv.

“Për shkak të disa çështjeve personale dhe në konsultim me Kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, nga sot tërhiqem nga posti i Kryetarit të Degës dhe Kandidatit për Kryetar të Komunës së Pejës”, është shprehur Grabovci.

“Angazhimet e mija do t’i vazhdoj në kuadër të grupit të asambleistëve të AAK-së, në Kuvendin Komunal të Pejës”.

“Dhe do të jem prore pjesë e Aleancës!”.