SpaceX, astronautët e NASA-s kthehen me sukses në Tokë

0
75

Katër astronautë janë kthyer në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Ky mision ishte një bashkëpunim midis Nasa dhe SpaceX, si pjesë e programit të ekipit komercial të fluturimit hapësinor, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova

Agjencia amerikane e Hapësirës NASA ka raportuar më 2 maj se astronautët Mike Hopkins, Victor Glover, Shannon Walker dhe Soichi Noguchi kanë arritur në Gjirin e Meksikës në 3:00 të mëngjesit, me orën lokale.

Kjo njëherësh ka qenë ulja e parë natën e ndonjë ekipi hapësinor amerikan prej misionit Apollo 8 më 1968.

Astronautët udhëtuan në hapësirë ​​nëntorin e kaluar në misionin e parë plotësisht operativ në ISS nga një automjet i bërë nga SpaceX.

Me 167 ditë në Hapësirë, misioni i këtyre astronautëve ka qenë më i gjati që është nisur ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara, astronautët ishte planifikuar të ktheheshin në Tokë më 29 prill, mirëpo misioni tyre është shtyrë për shkak të erërave të mëdha.