Ditëve të para të javës vransira dhe diell, rënie e lehtë e temperaturave

0
68

Ditëve të para të javës vransira dhe diell, rënie e lehtë e temperaturave. Nga mesi i javës mundësi për reshje të dobëta shiu.

2.05.2021 – Në ditët e para të javës së parë të muajit maj, do të mbajë mot me vransira dhe diell, por nuk priten të reshura, e temperaturat pësojnë një rënie të lehtë përreth vlerave mesatare.

Nga dita e mërkurë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell e vransira, e që mund të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu mbrëmjes e së mërkurës. Të premten parashihet mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura deri në 25C, e kryesisht me diell mbetet edhe në fundjavë, por temperaturat zbresin përreth vlerave mesatare.
Pluhuri saharian, që depërtojë mbi rajon ditëve të fundit, nga dita e hënë, zhvendoset në juglindje, e cilësia e ajrit në ditët e para të javës do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm vende-vende mund të kaloj edhe në vlera mesatare.
Në ditët e ardhshme, tashmë indeksi UV, i rrezatimit ultravjollcë do të jetë në rritje në vlera të larta dhe shumë të larta ditën e mërkurë, ku preferohet ekspozim më minimal në diell orëve të mesditës.

3.05 – Pjesërisht vranët dhe me diell gjatë ditës. Në mbrëmje më shumë vransira, por pa të reshura.
4.05 – Pjesërisht vranët paradite, gjatë ditës kryesisht me diell.
5.05 – Kryesisht me diell. Pasdite vransirat do të shtohen, e në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.
6.05 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave, e priten mundësi edhe për riga lokale shiu.
7.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet nga 20C deri 23C, e ditën e premte rriten edhe deri në 25C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare, drejtimesh të ndryshme 2-7m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht shënon rritje mbi vlera mesatare, nga e mërkura me tendencë të rënies.