India shënon rekord të ri vdekjesh

0
252

India shënoi sërish, për të katërtën herë rradhazi, ditën me më shumë vdekje për shkak të COVID-19, me 3 689 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit, treguan sot të dhënat e qeverisë.

India u bë vendi i parë që kapërceu 400 000 raste ditore të shtunën.

“India regjistroi 6,6 milionë infeksione dhe 45 000 vdekje në prill, krahasuar me pak më shumë se 1,2 milionë raste dhe 5 417 vdekje në mars”, njoftoi transmetuesi NDTV.

Sistemet e kujdesit shëndetësor janë mbingarkuar dhe mungesa e oksigjenit mjekësor është shfaqur si sfida më serioze.

Tridhjetëekatër pacientë vdiqën për shkak të mungesës së oksigjenit në spitalet në Nju Delhi dhe shtetet e Andhra Pradesh dhe Haryana të shtunën”, njoftoi “Times of India”.

Kryeministri Narendra Modi zhvilloi sot një takim me ekspertë dhe zyrtarë për të mësuar mbi krizën e oksigjenit dhe ilaçeve.

Ndërkohë, ndihma ndërkombëtare po mbërrin nga SHBA, Gjermania dhe 40 vende të tjera, që kanë premtuar mbështetje për Indinë, ndërsa sistemi i saj i kujdesit shëndetësor po shkon gjithnjë e më shumë drejt kolapsit./ATSH