Irani dhe SHBA-të pajtohen për shkëmbim të të burgosurve

0
57

Irani do t’i lirojë katër amerikanë të akuzuar për spiunim në këmbim të katër iranianëve të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA gjithashtu pritet t’i zhbllokojnë shtatë miliardë dollarë të fondeve të ngrira iraniane, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar televizioni shtetëror iranian duke cituar një zyrtar të lartë.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk kanë bërë ndonjë koment lidhur me këtë çështje.