Kurti: Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro

0
627

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 1 Maji është dat kur duhet reflektuar mbi atë që që është arritur e atë se çfarë mbetet për tu bërë, duke thënë se kjo datë është pikërisht ajo, një moment reflektimi për të shkuarën dhe ritheksim i vizionit për të ardhmen.

Kreu i Qeverisë tha se historia e punës te në, lidhet ngushtë me padrejtësi, pengesa, shtypje e shfrytëzim.

“Sistemi socialist i paraluftës herë na shfrytëzonte, e herë na privonte tërësisht nga e drejta për punë. Sistemi neoliberal i pasluftës në njërën anë na shpronësoi e deindustrializoi, e në anën tjetër krijoi çarje mes arsimit e punës duke prodhuar studentë të papunësueshëm e punë për të cilat nuk ka punëtorë të përgatitur”.

Por, përkundër këtyre, sipas Kurtit puna nuk është ndalur edhe për kundër papunësisë së madhe që sipas tij kemi.

“Por shpërndarja e fryteve të punës nuk u bë ashtu si u krijuan ato – pasuria e prodhuar kolektivisht u përvetësua e akumulua individualisht. Kështu u krijuan disa multimilionerë, gjersa pjesa dërrmuese që ishin punëtorë të ndershëm ose punojnë në kushte të vështira ose mbesin shpejt të papunë meqë janë lehtësisht të zëvendësueshëm”.

Tutje, Kurti thotë se rëndësine e punëtorvë e kemi parë më së miri gjatë pandemisë, ku pa punën e mejkëve e infermierëve, policëve e zjarrfikësve, bukëpjekësve e famacistëve, pastruesve e shtiesve, sipas Kurtit kapitali i milionerëve nuk do kishte vlerë.

“Për Qeverinë tonë këto janë trashëgimi nga e kaluara dhe sfida që do t’i adresojmë çdo ditë të punës sonë. Ne do të punojmë që kjo histori e padrejtësive nga e kaluara ta ketë një prerje të qartë dhe kthesë të madhe. Kursi i së ardhmes do të jetë ai i punësimit, i krijimit të virtytit dhe dinjitetit të punës”, ka thënë Kurti, transmeton Klan Kosova.

I pari i ekzekutivit tha se kanë fituar duke i premtuar qytetarëve punësim e drejtësi ndërsa tani do të punojnë për t’i sjellur të dyja këto.

“Do të krijojmë kushte që mundësojnë dhe lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe do ta përafrojmë tregun e punës me arsimin profesional. Do të punojmë me prioritet për punësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve joshumicë”.

“Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësisve që mund t’u bëhen punëtorëvë në vendet e tyre të punës. Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend”.

“Qeveria jonë do të jetë partnere e ngushtë e organizimit të punëtorëve. Do të sigurohemi që zhvillimi i ekonomisë dhe riindustrilizimi i vendit të shkojnë paralel me përmirësimin e kushteve për organizim sindikal të punëtorëve, sidomos në sektorin privat ku një gjë e tillë është tejet e nevojshme. Do të punojmë bashkë që punëtorëve t’u mundësohet punësimi, e punës së tyre virtyti e dinjiteti”, është shprehur Kurti, përcjell Klan Kosova.