Von der Leyen: Marrëveshja me BM mbron interesat e BE-së

0
96

Marrëveshja BE-MB që do të votohet sot është diçka e madhe, pasi ajo përfaqëson unitetin dhe solidaritetin e BE-së për të mbrojtur interesat e qytetarëve tanë, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Parlamentin Europian.

“Kjo marrëveshje mbron qytetarët europianë dhe të drejtat e tyre, ndihmon në shmangien e problemeve të rëndësishme për punëtorët dhe udhëtarët, nga peshkatarët te kompanitë”, shtoi ajo.

”Kjo marrëveshje mbron interesat europiane dhe ruan integritetin e tregut të brendshëm e garanton mundësitë barabarta”, shtoi von der Leyen./ATSH