Lidhja e Prizrenit dhe Drita kampion pranveror te superliges

0
87

Me 24 dhe 25 prill u organizuan aktivitetet e radhës nga federata e Pingpongut.

Fillimisht me 24 prill në Turiqec të Skenderajit u organizua për herë të parë turneun memorial për veteran Dr. Fatmir Fazlija. Në një organizim madhështor për të nderuar veprën e Dr. Fatmir Fazlisë prezent ishin familjarët, përfaqësuesit e komitetit olimpik të Kosovës, përfaqësuesit e Komunës së Skenderajit, përfaqësuesit nga departamenti i sportit të MKRS-së, përfaqësuesit e FPPK-së, të cilët të pranishmit i njoftuan me veprën e doktorit.

“Ai ishte sportist i lindur, babai ynë̈ ishte aktiv në shumë sporte ku kishte talent shumte madh. Sportet si pingpongu dhe futbolli ishin ato qe i praktikonte me shumë, por për pingpongun kishte edhe talent por edhe dashuri te madhe. Aq e madhe ishte dashuria e tij për këtë̈ sport, saqë̈ i thoshte edhe nënës time: “Kur të përfundoj lufta do të ndërtojmë një̈ shtëpi për qejfi, e do të vendosim një̈ tavoline pingpongu që të luajmë̈ e të argëtohemi. Pa dyshim se edhe fëmijët dëshiroj t’i angazhoje që edhe ata te luajnë̈ sportin e dashur te pingpongut.” Si një nga doktorët e UÇK-së së lavdishme, babai im me një̈ grup shokësh e intelektualësh u kapen nga policia e ushtria serbe për të mos u gjendur me kurrë̈. Premtimi qe i bëri nënës time nuk u jetësua, por Kosova që ai dhe shokët e tij që e dashtë̈ aq fort u bë. Më nderime dhe dashurinë̈ më të madhe për te dhe UÇK-në, unë̈ iu dëshiroj një̈ turne sa me fer dhe korrekt, iu uroj shume fat te gjithë̈ garuesve këtu. Urime” theksoi i biri i dr Fatmirit, Lorik Fazlija..

Pas pjesës ceremoniale veteranët e mbledhur për këtë aktivitet filluan garat në katër kategori, për grupmoshat – 40-49, 50-59, 60-64, dhe mbi 65 vjeçare.

Fillimisht u organizuan garat nepër grupe me nga 4 e pastaj në skeletin kryesor vazhduan dy të parët nga të gjitha grupet.

Në fund të turneut këto ishin rezultatet përfundimtare :

Grupmosha mbi 40 vjeç

1.Yll Maloku

2.Erxhan Karabaxhaku

3.Jeton Beqiri

3.Jeton Azizi

Grupmosha mbi 50 vjeç

1.Eroll Karabaxhaku

2.Abedin Bahtiri

3.Qamil Vishaj

3.Ilir Jaha

Grupmosha mbi 60 vjeç

1.Remzi Shala

2.Sadri Hulaj

3.Nezir Lokaj

Grupmosha mbi 65 vjeç

1.Sheshivar Veliu

2.Shaip Reqica

3.Vehbi Raqi

3.Sadri Abazi

Lavdi për veprën jetësore të Dr.Fatmir Fazlija.

https://www.facebook.com/fppks/posts/4108120112584301

Lidhja e Prizrenit dhe Drita kampion pranveror të superliges

Me 25 prill në Ferizaj u organizuan garat e fundit ekipore për superligën e femrave dhe të meshkujve, si dhe në ligën e parë të meshkujve A dhe B.

Lidhja e Prizrenit edhe këtë javë e pamposhtur, ajo në ndeshjen e fundit të këtij sezoni u përball me Prishtinën, nga të cilët humbën vetëm një ndeshje, e kështu edhe sivjet shpallen kampion pranveror.

Derbi ndërmjet KVPP Prizreni dhe Ahmet Hoxha përfundoi me rezultat të ngushtë 3:2, për Prizrenasit, ndërsa në ndeshjen ndërmjet dy ekipeve nga Prishtina, Pripingu befasoi Elting Dardaninë duke fituar me 3:1.

Rezultatet dhe Tabela

SuperLiga – Meshkujt
Xhiro vendas mysafir    
7 25 Lidhja e prizrenit Prishtina 3 1
26 Priping Elting Dardania 3 1
27 Vushtrria Liria 0 3
28 KVPP Prizreni Ahmet Hoxha 3 2

 

SUPER LIGA – MESHKUJT 2021
L F H Pikë
1 Lidhja e prizrenit 7 7 0 21:5 14
2 Elting Dardania 7 5 2 17:13 12
3 Prishtina 7 4 3 17:15 11
4 Liria 7 4 3 15:14 11
5 KVPP Prizreni 7 3 4 15:17 10
6 Priping 7 3 4 16:14 10
7 Ahmet Hoxha 7 2 5 11:18 9
8 Vushtrria 7 0 7 5:21 7

 

Në Supërligën e femrave Drita javën e kaluar ka fituar me rezultat bindës 3:0 ndaj Ahmet Hoxhes, e kështu edhe shpallet kampione e superligës, ndërsa për vendin e tretë ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë, është shtyrë.

SuperLiga – Femrat
Xhiro vendas mysafir    
7 25 Drita Femrat Ahmet Hoxha Femrat 3 0
26 Prishtina Femrat Vushtrria Femrat
27 Peja femrat Ahmet Hoxha MK 0 3
28 Lidhja e Prizrenit Femrat SHPP Ahmet Hoxha Femrat 3 1

 

SUPER LIGA – FEMRAT 2021
L F H Pikë
1 Drita Femrat 7 7 0 21:0 14
2 Ahmet Hoxha Femrat 7 6 1 18:4 13
3 Vushtrria Femrat 6 4 2 13:6 10
4 Ahmet Hoxha MK 7 3 4 10:14 10
5 Lidhja e Prizrenit Femrat 7 3 4 11:15 10
6 Prishtina Femrat 6 3 3 10:12 9
7 SHPP Ahmet Hoxha Femrat 7 1 6 4:19 8
8 Peja femrat 7 0 7 4:21 7

 

Në Ligën e parë A Sharri fiton derbin ndaj Hasan Prishtinsë me 3:2, ndërsa Gani Maloku me rezultat zyrtar ndaj Shqiponjave të zeza. Në sajë të ndeshjeve të ndërsjella Sharri kryeson ligën e parë A.

Liga e parë A – Meshkujt
Xhiro vendas mysafir    
7 25 Sharri Hasan Prishtina 3 2
26 e lirë Shkolla
27 Shqiponjat e zeza Gani Maloku 0 3
28 shkolla Ahmet Hoxha Drita Meshkujt 0 3

 

LIGA E PARË A – MESHKUJT 2021
L F H Pikë MINUS TOTAL
1 Sharri 6 5 1 17:9 11 11
2 Gani Maloku 6 5 1 17:8 11 11
3 Hasan Prishtina 6 4 2 15:10 10 10
4 Shkolla 6 4 2 16:8 10