Liderët shtetërorë nderojnë të pagjeturit në ditën e tyre

0
50

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë sot homazhe të memoriali për të zhdukurit në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Krerët e institucioneve nderuan të pagjeturit me rastin e 27 Prillit – Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë.

Homazhe kanë bërë edhe përfaqësuesit e familjarëve, ndër ta edhe Bajram Qerkini nga Shoqata e të Pagjeturve dhe Ahmet Grajqevci, Kryetar i Këshillit koordinues për të pagjeturit.