Konjufca: S’mund të ketë qetësi, pa drejtësi për gjenocidin serb të kryer në Kosovë

0
76

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se masakrat e kryera në Kosovë nga shteti serb janë akte të gjenocidit.

Konjufca me rastin Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë, kur bëri homazhe te pllaka përkujtimore në oborrin e Kuvendit, tha se s’mund të ketë qetësi pa drejtësi për gjenocidin serb në Kosovë, duke shtuar se është obligim i institucioneve që të punohet që kryesit e krimeve të marrin dënimin e merituar, njofton Klan Kosova.

”Të gjitha masakrat që i ka kryere Serbia janë akte të gjenocidit”.

”Serbia ka vrarë gra, fëmijë e pleq, ka bërë krim të dyfishtë me zhdukjen e tyre”. Në Serbi ka me dhjetra varreza masive që janë gjetur edhe pas luftës, shumë prej tyre janë fshehur e nuk janë treguar, këtë e di veç shteti serb”.

”Ne kemi dal për t’i nderuar të gjithë të zhdukurit me dhunë, e kemi obligim që jo vetëm t’i nderojmë, por të bëjmë çmos që drejtësi të ndodh, s’mund të ketë liri pa drejtësi”.

”Nuk mund të ketë qetësi pa drejtësi në Kosovë”.