Vaksinimi ul infektimet nga COVID-19 në SHBA

0
47

Shkalla e pozitivitetit të koronavirusit në Nju Jork ka rënë nën dy për qind, niveli i saj më i ulët që nga java e parë e nëntorit, ndërkohë që fushata e vaksinimit është konsideruar si arsyeja krysore për këtë rënie.

“Vetëm 1,79% e testeve Covid-19 në këtë shtet ishin pozitive dje”, njoftoi guvernatori Andrew Cuomo.

Mesatarja shtatë ditore u ul gjithashtu në 2,2%, gjithashtu pika më e ulët në më shumë se pesë muaj.

“Disa mund të ndiejnë lodhjen nga kjo situatë, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që mundemi për të mbajtur të sigurt njëri-tjetrin”, tha Cuomo.

Edhe numri i përgjithshëm i rasteve të reja Covid-19 ra në 4,164, numri i dytë i dytë më i ulët ditor që nga mesi i nëntorit.

Shtrimet në spitale ranë me pothuajse 100 vetë në një ditë në 3,294, një rënie prej më shumë se 15% në vetëm një javë./ATSH