Turqia e hedh poshtë deklaratën e Biden për gjenocidin ndaj armenëve

0
37

Turqia plotësisht i hedh poshtë vërejtjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për masakrën e Armenëve që kishte ndodhur brenda Perandorisë Osmane.

Këtë e ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili ka thënë se qëndrimi i Biden është i bazuar në populizëm.

“Fjalët nuk mund të ndryshojnë ose rishkruajnë historinë. Turqia nuk ka asgjë për të mësuar nga askush për të kaluarën e saj ”, ka shkruar Çavusoglu në Twitter.

Duke thënë se oportunizmi politik është tradhtia më e madhe e paqes dhe drejtësisë, ai theksoi se Turqia e hedh poshtë plotësisht deklaratën e Biden, shruan Anadolly Agency