Nënshkruhet projekti turistik me vlerë mbi 6 milionë euro në Kamenicë

0
85

Nga Qëndron Kastrati

Sot nënshkruam projektin më të madh turistik që nga paslufta⛰✍. “KIKA HILLS” që do të ketë vlerën mbi gjashtë milion euro, do të jetë një nga qendrat rekreative jo vetëm në regjionin tonë, por edhe në Kosovë e më gjerë.

Kjo është një nga projektet më atraktive e inovative të turizmit e cila do të gjenerojë edhe vende të reja të punës, e që më së paku do të ketë 70 të punësuar, ku kemi kërkuar që 30% prej tyre të jenë gra dhe 5% persona me nevoja të veçanta.

Për zhvillimin e një komune projekte të tilla janë më se të nevojshme, dhe për këtë falënderoj përfaqësuesin e “KIKA HILLS” Drilon Qehajen me bashkëpunëtorë, drejtoreshën për Zhvillim Ekonimik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqin, komisionin dhe gjithë akterët për punën e palodhshme gjatë kësaj periudhe.

Urime të gjithëve!