Belgjika vendos vaksinimin e mbi 41-vjeçarëve me AstraZeneca

0
73

Vaksina AstraZeneca do të përdoret për personat e moshës 41 vjeç e lart, në vend të përdorimit deri më tani për mbi 56 vjeç e lart, pas përfundimeve të EMA-s se rreziku nga COVID-19 ishte në përgjithësi shumë më i lartë se ai i efekteve anësore serioze, sipas njoftimit për shtyp nga autoritetet belge.

Gjithashtu, Belgjika njoftoi edhe vendimin për fillimin e vaksinimit me vaksinën Johnson & Johnson.

Ajo tashmë ka marrë 36 000 doza Johnson & Johnson dhe vaksinimi do të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Një total prej 1,4 milionë dozash të tjera të kësaj vaksine priten të dërgohen në Belgjikë midis prillit dhe qershorit./ATSH