Kurti pranon urime nga kryeministri i Katarit

0
63

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Katarit, njëherësh Ministër i Punëve të Brendshme, Khalid Bin Khalifa Bin Abdulaziz Al-Thani.

Në letër urim, Al-Thani, në emër të shtetit të Katarit, i ka përcjellur  Kurtit urime të sinqerta për zgjedhjen si Kryeministër i Kosovës.

Po ashtu, ka shprehur dëshirat më të mira për mirëqenie dhe sukses për kryeministrin Kurti, si dhe zhvillim e përparim të mëtejmë për Kosovën.