Kosova luan dy miqësore në fillim të qershorit

0
72

Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në terminin e lirë të UEFA-s FIFA-s në fillim të muajit qershor.

Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin.