I burgosuri Alexey Navalny i jep fund grevës së urisë

0
40

Opozitari i burgosur rus, Alexey Navalny, i ka dhënë fund grevës së urisë.

Ky vendin vjen disa ditë pasi 44 vjeçari u transferua në një spital të burgut për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Unë nuk e tërheq kërkesën për ta pasur mjekun e nevojshëm – po e humbas ndjeshmërinë në një pjesë të duarve dhe këmbëve dhe dua ta trajtoj atë”, ka shkruar ekipi i Navalny në Instagram.

“Duke marrë parasysh progresin dhe të gjitha rrethanat, unë kam filluar të dal nga greva e urisë”.

Kujtojmë se Navalny ka qëndruar për më shumë se tre javë në grevë urie, protestë kjo për ta kundërshtuar keqtrajtimin që po i bëhej nga personeli i burgut.