Franca karantinë 10-ditore për udhëtarët nga 5 vende

0
185
Të gjithë pasagjerët nga Brazili, India, Kili, Afrika e Jugut dhe Argjentina do t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore kur të mbërrijnë në Francë, pavarësisht  rezultatit të testit COVID-19, njoftoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.
“Dekreti i karantinës do të zbatohet në vend të angazhimit për të respektuar një izolim 7-ditor që duhet të merret nga udhëtarët që mbërrijnë në Francë”, tha ministri në një konferencë shtypi.
“Këta të fundit do të duhet ta justifikojnë ardhjen e tyre me një testi PCR negativ jo më të vjetërs se 36 orë  dhe do të testohen sistematikisht  me një test antigjeni”, shto ai.
Sipas rregullores së re, për të ardhur në Francë nga këto vende, vetëm shtetasit francezë dhe europianët që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Francë do të mund të hyjnë në territorin kombëtar.
Para se të hipin në avion, pasagjerët duhet të deklarojnë në linjën ajrore vendin e tyre të karantinës në Francë dhe të sigurojnë prova të ekzistencës së këtij vendi (dëshmi e adresës, rezervim hoteli).
Nëse këto dokumente mbështetëse nuk janë bindëse, linja ajrore mund të refuzojë hipjen e udhëtarit në avion.
Një kontroll i ri i këtyre dokumenteve mbështetëse do të bëhet gjatë mbërritjes.