Qeveria ndan 11 milionë euro për bizneset, policinë dhe mjekët

0
75

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të subvencionohen bizneset të cilat ishin mbyllur me masat e fundit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me propozim të Ministri të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, janë ndarë gjashtë milionë euro, njofton KlanKosova.tv.

Murati po ashtu është shprehur se bizneset që janë detyruar të mbylleshin, do t’u mbulohet 50 përqind e qirasë.

Pesë milionë të tjera janë ndarë për zyrtarët policorë dhe mjekët të cilët kanë qenë të angazhuar për të zbatuar masat kundër COVID-19.