Qeveria emëron bordin e ri të Telekomit

0
164

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka kaluar pika e rendit të ditës për emërimin e bordit drejtues të ndërmarrjes “Telekomi”.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryesues i bordit do të jetë Shpëtim Dobra, njofton KlanKosova.tv.

Anëtarët tjerë të këtij bordi janë: Sajmije Thaçi, Mimoza Vila, Florina Jerliu, Agim Muçaj dhe Remzi Kelmendi.

“Të emëruarit do t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike. Një proces i gjatë po përfundon sot me emërimin e këtij bordi”, është shprehur Kurti.